Ai është shtruar në klinikën private Villalba, pasi filloi të kishte probleme me frymëmarrjen. Artisti ndodhej me pushime në qytetin e Puglia-s (në Kështjellën Marina) kur filloi të ndihej keq. Për të qetësuar të gjithë fansat e tij ai është shprehur se ka shkuar në klinikë thjesht për një kontroll rutinë, por sigurisht të gjithë e dinë se bëhet fjalë për diçka më tepër se kaq.
Kujtojmë se një problem të tillë Vasco e pati edhe një vit më parë gjatë muajit korrik dhe që nga ajo kohë kontrollet e tij kanë qenë të shpeshta. Këtë radhë situata duket se ka qënë pak më e rëndë. Antonio O’Brian, mik i ngushtë i artistitit, ka thënë se shtrimi në spital ka qënë i parashikueshëm, gjë që të bën të mendosh se nuk bëhet fjalë për një emergjecë rastësore.