Vangjush Dako në të njëjtën qeli me Alqi Bllakon.

Pasi iu komunikua masa e sigurisë arrest në burg nga Gjykata e Posaçme, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u dërgua në paraburgimin e Durrësit, aty ku ndodhen edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, të dy këta të akuzuar për inceneratorët.

Sipas Klan News, Vangjush Dako ndodhet në të njëjtën qeli paraburgimi me Alqin Bllakon.

Advertisement

Vangjush Dako kërkoi dje para gjykatës masë më të butë sigurie, si arrest në shtëpi apo detyrim paraqitje. Por gjykata nuk pranoi asnjë prej kërkesave të tij.

Vetë ish-kryebashkiaku i Durrësit i mohoi akuzat. Edhe avokati i tij tha se lënia në burg ishte një masë ekstreme për çështje të ndodhur avite më parë dhe se Dako nuk ka përgjegjësi penale për vendime që janë marrë në mënyrë kolegjiale.

SPAK akuzon Vangjush Dakon dhe 9 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës se shpërdoruan detyrën dhe falsifikuan dokumente, në lejimin e ndërtimit të një pallati 11-katësh pa asnjë dokumentacion, si dhe në llogaritjen gabim të fondit limit të një tenderi në 2014, të cilit iu rrit vlera me 10 fish, duke i shkaktuar Bashkisë një dëm prej 18 milionë lekë. Në kërkim për këtë dosje janë edhe 3 persona të tjerë.