Vaksina magjike

Që prej vitit 2008, vajzave në Britaninë e Madhe u janë ofruar vaksinat të cilat bëhen në moshën 12 – 13 vjeç. Si rrjedhojë, parashikohet që do të ketë rënie me 63% tek femrat 20 vjeçare diagnostikuar me kancer në cervikale 15 vitet e ardhshme. Studimi i publikuar në British Journal Of Cancer, përllogariti se ky numër do të ishte i tillë nëse do të vaksinoheshin të paktën 80% e femrave. Të dhënat nga qeveria konfirmojnë se 78% e vajzave britanike e kanë bërë vaksinën. Profesori Jack Cuzick i cili drejtoi edhe studimin në fjalë ka thënë: ”Parashikimet tona janë vërtetë inkurajuese. Nëse vajzat vazhdojnë t’a bëjnë vaksinën, mijëra prej tyre do të parandalojnë zhvillimin e kancerit në cervikal. Kjo tregon se vaksina ka potencial të madh në parandalimin e kësaj sëmundjeje në të ardhmen, por gjithashtu vlen të përmendet se duhet të presim disa dekada që të shohim efektet e plota të saj”.

Advertisement