Vajza e Paul Walker, Meadow ka ngritur një padi kundër “Porsche”, duke u shprehur se babai i saj është djegur i gjallë për shkak të gabimit teknik në këtë makinë sportive.
Ajo e cilëson të gabuar vdekjen e Paul në vitin 2013, duke pretenduar se 2005 Carrera GT e Walker kishte të meta të shumta në projektimin e saj, duke çuar në këtë dështim tragjik. Në padinë e bërë prej saj pretendohet se ylli i Fast & Furious nuk u vra pasi shoferi i automjetit goditi një shtyllë dritash rrugore dhe dy pemë, por sipas saj Paul ka qenë gjallë dhe është djegur nga zjarri që ka përfshirë makinën sportive, raporton TMZ.
Avokatët që përfaqsojnë Meadow pohojnë se kur Carrera GT u rrëzua, Walker-it nga forca i janë thyer brinjët dhe pjesa e legenit. Sipas tyre aktori ishte bllokuar në makinë kur pas një minutë e gjysmë “Porsche” është përfshirë nga zjarri ndërsa ai ishte ende gjallë.
Një pjesë tjetër e padisë thekson se ka patur probleme të makinës në sistemin e menaxhimit të stabilitetit, si dhe në vendosjen e linjave të karburantit të cilat kanë sjellë shpërthim të zjarrit.