Vajza e Harrison Ford vuan nga epilepsia

Harrison Ford ka zgjedhur të flasë për vajzën e tij, gjatë një aktiviteti në mbështetje të personave që vuajnë nga epilepsia.
Aktori ka treguar se vajza e tij 26-vjecare, Georgia, vuan nga kjo sëmundje.
“Kur një person i dashur për ty vuan nga kjo sëmundje, është shkatërruese. E kupton se si ndikon në jetët e tyre, të ardhmen e tyre dhe mundësitë që ata kanë. Do që të gjesh një mënyrë për t’ja bërë jetën më të thjeshtë”, ka thënë ai.
Ford ka thënë se ndihet i frymëzuar nga vajza e tij.
“Adhuroj shumë gjëra tek ajo. Ka talent dhe njëkohësisht ka forcë. Ajo është heroina ime. E dua.”

Advertisement