Vajza e Ema Andreas pret flokët zero

Edhe pse ajo është e njohur për stilin e saj, prerja e flokëve të Sara Kapos.
Vajza e aktores së njohur Ema Andrea, Sara Kapo, ka prerë të gjitha flokët e saj.
Por zgjedhja e Sarës nuk lidhet me modën. Ajo ka një kauzë shumë më të fortë se kaq.
Sara i ka dhuruar flokët për fëmijët e sëmurë me kancer.
Ajo mori këtë vendim pas përfshirjes në fushatën “Një fije floku për më shumë buzëqeshje” e cila synon tu vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë me kancer.
“Një gjest shumë i guximshëm dhe për t’u patur zili. Të falenderojmë shumë Sara për dëshirën e madhe për të dhënë kontributin tënd,” shkruhet në faqen e Facebook të “Një fije floku për më shumë buzëqeshje”.

Advertisement