Vajza e “El Chapo” reagon pas arrestimit të vëllait: Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm…

Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin Guzman ‘El Chapo’, publikoi një mesazh në të cilin shihet duke buzëqeshur në veturën e saj me një këngë në sfond.

“Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm…”, tingëllon kënga në sfond e publikuar në Twitter.

Advertisement

Po kështu gruaja ka publikuar letra që i ka shkruar i ati, për momentin nuk dihet nëse i janë dërguar nga burgu i Florences, Kolorado.

Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin el Chapo Guzman, themeluesit të kartelit Sinaloa, është një figurë pak e njohur.

Ashtu si të gjithë ata që janë pranë trafikantit të drogës, ajo ka qenë gjithmonë në lëvizje duke ndryshuar lokacion.

Emri i saj u bë i njohur në vitin 2015 kur, në një intervistë, ajo tregoi sesi, falë mbrojtjes së politikanëve meksikanë, babai i saj mundi të arratisej nga burgu i Altiplanos.

Vajza e madhe e Chapos në atë kohë tregoi detaje sesi babai i saj arriti të udhëtonte dy herë në Shtetet e Bashkuara. E gjitha falë ryshfeteve të bëra për personazhe të nivelit shumë të lartë. Tashmë dihet se në krye të atyre ryshfeteve ishte bashkëshortja e ‘El Chapo’, Emma Coronel.

Rosa është përgjegjëse për disa biznese në Kaliforni, si sallone bukurie, kafene dhe autolarje. Ajo ka katër fëmijë, babai i dy prej tyre është Vicente Zambada Niebla, djali i Ismael “El Mayo” Zambada, “El Vicentillo”, i arrestuar në vitin 2009 dhe i ekstraduar në Shtetet e Bashkuara.