USAID mbështet mësimin e fesë në shkolla

Në ditën e parë të qëndrimit në Washington, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në zyrat qendrore të USAID, ku u takua me Administratoren e Përgjithshme të agjencisë me të madhe shtetërore të ndihmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Rama e njohu zonjën Smith me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe kërkoi nxitjen e bashkëpunimit dhe rritjen e mbështetjes nga ana e USAID për qendrën rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm që do të ndërtohet në Tiranë, si edhe vazhdimin e modernizimit të shërbimeve publike në Shqipëri, si një mënyrë efikase për të luftuar korrupsionin. Administratorja Smith e falenderoi Kryeministrin shqiptar për angazhimin e deritanishëm të qeverisë shqiptare, si dhe dha mbështetjen e plotë të USAID për projektin e futjes se kurrikulave edukuese mbi besimet fetare në programet e shkollave. “Nëse brezi i ri, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, do të jetë i edukuar mbi besimet fetare, do të jetë shumë më e vështirë për të rënë pre e manipulimeve ekstremiste, çka sot për sot është një problem madhor kudo, përfshirë edhe Europës” – tha Smith.Administratorja e USAID e ka vleresuar kryeministrin Rama si një lider me vizion, që kërkon të ndërtojë për vendin e vet themelet e zhvillimit ekonomik dhe modernizimit.

Advertisement