Ndonëse prej kohësh është përfolur se mes moderatores Arbana Osmani dhe Luizit me Kiarën ka patur një krisje në raportin e tyre, me këtë veprim të fundit u vërtetua se në fakt nuk ka asnjë mosmarrëveshje.
Dyshimet nisën pas përfundimit të formatit të ‘Big Brother Vip’ ku Luizi e fshiu nga miqtë në ‘Instagram’ Arbanën, por sot kjo e fundit ka bërë urimet më të përzemërta për lajmin e ëmbël se këngëtari së shpejti do të bëhet babai i një vajze, me moderatoren Kiara Tito. Gjithashtu, nuk ka munguar as urimi i bashkëshortit të Arbanës, regjisorit, Eduart Girshaj.
Edhe nëse mes tyre ka patur mosmarrëveshje, duket se ‘hatërmbetjet’ janë lënë pas në këtë ditë të veçantë për çiftin.