Xhirimet e filmit ishin parashikuar të fillonin në fillim të 20010-ës. Sipas Variety, disa nga shkaqet që kanë shtyrë Universal drejt këtij vendimi përmendet të jenë rritja e buxhetit fillestar me gati 30 milion$ dhe vështirësitë logjistike për të zhvendosur të gjithë prodhimin në Indi, ku është vendosur historia e treguar në romancën e Alex Von Tunzelman, në të cilin është bazuar filmi. Një problem tjetër që duhet zgjidhur është edhe marrëdhënia jashtë martesore e personazhit të luajtur nga Cate Blanchett, me Jawaharla Nehru, kryeministri në periudhën e post-pavarësisë . Universal dëshiron që gjithçka të zhvillohej rreth kësaj historie dashurie, ndërkohë që qeveria Indiane do të dëshironte të përmendej sa më pak të ishte e mundur. Të shohim se si do të shkojnë gjërat.