“Unë nuk e meritoj këtë”, Beatrix shfaqet e përlotur dhe ka një mesazh për sulmet online

Beatrix Ramosaj u përfshi në një romancë me Donald Veshaj brenda shtëpisë së Big Brother Vip e duke qenë se aktori kishte një histori ende të pambyllur mirë me Bora Zemanin, këngëtarja u gjykua ashpër në rrjet.

Tashmë, pas ndarjes së tyre dhe daljes hapur të Donaldit se po shpreson në një rikthim me Borën, Beatrix e ka ndjerë edhe më shumë sulmin online dhe këtë e ka shprehur përmes një video të postuar në Instagramin e saj.

Advertisement

E përlotur Trixa thotë se nuk e meriton këtë dhe se prej më shumë se tre muajsh është duke u sharë e mallkuar ajo e familja e saj.

“Kam heshtur shumë, por nuk do hesht më. Dua të jem shembull i mirë për vajzat, për gratë,” – u shpreh Beatrix ndërsa dha një mesazh të rëndësishëm për personat që sulmojnë pas një adrese në internet.

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mire,” – shkroi këngëtarja bashkangjitur videos.