Janet Jackson është duke u përgatitur për të nxjerrë në treg albumin e saj të parë në shtatë vite, por gjithashtu edhe për turneun e saj që pritet të nisë më 31 gusht.
Ajo ka zbuluar se do të ketë 36 ndalesa për turneun të cilin e ka quajtur “Unbreakable”.  Jackson do të jetë në të gjitha shtetet e SHBA-ve. Ky do të jetë turneu i parë i Janet që nga 2011-a, ndërsa do të jetë i shtati në total në gjithë karrierën.
Posterin për këtë turne, Jackson e ka publikuar në Twitter. Përderisa kemi një datë zyrtare për turneun e saj, ende nuk bëhet e ditur se kur do të dalë në treg albumi i Jackson.
Albumi i fundit i saj daton në vitin 2008 dhe numëron dhjetë të tillë në gjithë karrierën. Adhuruesit e saj, përmes rrjeteve sociale, shpesh i kanë kërkuar që t’i rikthehet muzikës, pasi sipas tyre, ajo i mungon skenës.

Advertisement