Uma Thurman: ashtu siç nuk e keni parë kurrë!

Protagonistja e Kill Bill, nënë për të tretën herë, është shfaqur e rraskapitur duke evidentuar shenjat që ka lënë mbi të shtatëzania e fundit. Me flokë të gjatë të pa krehur, me një fytyrë të lodhur dhe me një vështrim të zbrazur, është parë teksa dilte nga një farmaci me të voglën në krahë. Për momentin Uma duket se i ka thënë lamtumirë takave dhe pamjes së kuruar prej dive. Ama mund të themi me bindje: “ah sikur femrat të ishin aq në formë sa Uma kur bëhen 42 vjeç e nëna për herë të tretë!”.

Advertisement