Ulje e detyruar në Qipro, avioni dyshohet se është marrë peng

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Sipas informacioneve të para thuhet se një ose më shumë persona kanë marrë peng avionin.

Në këto momente po zhvillohen negociata me policinë. Në avion ka 81 persona. Itinerari ishte Aleksandri- Kajro, pra ishte linjë e brendshme.

Advertisement

Aeroporti është mbyllur përkohësisht. Informacione të tjera thonë se ndoshta është vetëm një person me armë në avion dhe deri tani nuk ka kërkuar diccka konkrete.