Ulen parashikimet për rritjen ekonomike

Banka Botërore ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë, nga 3.4 në 3.2 për qind.

Kryekonomistja e BB-së në Tiranë, Hilda Shijaku, tha se për këtë, ndikim kryesor kanë eksportet. Firmat që merren me eksporte po ecin më poshtë sesa parashikimet tona. Kjo ka motivuar uljen për rritjen ekonomike të 2016, por edhe një ulje të lehtë për vitin 2015, nga 2.7 në 2.6 përqind”, deklaroi Shijaku.

Advertisement

Ndërkaq, përfaqësuesja e Bankës Botërore, Tahseen Sayed ka folur edhe lidhur me skandalin “Panama Papers”. “Po shohim si po trajtohet çështja në nivelin e Parlamentit ose të ministrive dhe kemi ndjekur gjithashtu edhe deklarata shumë të forta, për të kuptuar pak më mirë situatën në Shqipëri. Këtë po monitorojmë për momentin.”

Sayed gjithashtu ka vlerësuar nismën e partneriteteve publike-private, duke këmbëngulur se këto procedura duhen studjuar mirë. “Roli i partneriteteve publike private është shumë i rëndësishëm, vecanërisht në sektorin e infrastrukturës. E rëndësishme është që ato të jenë të studjuara mirë, në mënyrë që të jenë të qëndrueshme me kalimin e viteve”, ka thënë Sayed.