Ukrainë – Zgjidhet kryeministri i ri

Para votimit, Azarov, i cili zëvendëson Julia Timoshenkon, u zotua “t’i eliminojë problemet financiare të krijuara nga qeveria e mëparshme”. Ai tha se arkat e shtetit janë të zbrazëta dhe se është realiste të pritet rihartimi i buxhetit për vitin 2010. Azarov, ish ministër i financave dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të ri Viktor Janukoviç, u propozua sot nga shumica e re parlamentare.

Advertisement