Ukrainë | Tusk: Polonia do t’i kërkojë BE-së sanksione kundër Kievit

Kryeministri polak, Donald Tusk do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të vendosë saknsione kundër qeverisë së Kievit, pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë natën e kaluar kryeqytetin ukrainas, ku 25 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë shtuar nëpër spitale nga plagët, deklaroi ai në parlament. “Do t’u drejtoj një kërkesë sot krerëve të vdendeve të BE-së për vendosjen e saknsioneve, të tilla që të mund të përfshijnë ashpër përgjegjësit për dramën ukrainase, po ashtu sanksione personale dhe financiare”, theksoi Tusk. “Shpresoj që qëndrimi i Polonisë do të përshpejtojë vendimarrjen në të gjithë BE-në”, u shpreh ai. “Në këto momente, kur të vendoset mbi ndërmarrjen ose jo të sanksioneve duhet të kemi në konsideratë jetët e pafajshme të viktimave”, veçoi Tusk.

Advertisement