Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, ka thënë se ka shqetësime se procesi duket të jetë një ndjekje “e motivuar politikisht” ndaj një figure të opozitës. Hoze Manuel Pinton Teixeria, Ambasadori i BE-së në Ukrainë, i cili të Premten mori pjesë në seancë, e kritikoi sallën e mbushur duke thënë se “kushtet në të cilat po mbahet ky proces janë jo-njerëzore”. Timoshenko është akuzuar për abuzim të detyrës duke nënshkruar marrëveshje në vitin 2009 që të blej gaz natyral nga Rusia me çmime që hetuesit kanë thënë se kanë qenë tepër të larta dhe e ka nënshkruar pa autorizim këtë marrëveshje.


