Ukrainë – Opozitari Janukovic kryeson rezultatet zgjedhore

Megjithëse me një diferencë të vogël ai kryeson sipas rezultateve paraprake me 3 apo 5% ndaj kundërshtares, kryeministres Julia Timoshenko. Nëse ky rezultat do të përkojë me atë zyrtar atëherë shënon kthimin në krye të Ukrainës së njeriut që pesë vjet më parë u la mënjanë nga Revolucioni Portokalli. Ai pritet, sic thonë analistët, ta bëjë politikën e jashtme të Ukrainës më proruse. Korrespondenti i BBC-së në Kiev tha se fitorja e tij është një tregues i jashtëzakonshëm se udhëheqësit e Revolucionit Portokalli nuk arritën të mbajnë premtimet e tyre duke zhgënjyer njerëzit. Rezultatet zyrtare do të publikohen sot, por sic raporton BBC rezultatat paraprake zakonisht janë të sakta.

Advertisement