Ukrainë – Ministri i Brëndshëm jep dorëheqjen

Ministri kërkoi që parlamenti ta shqyrtojë kërkesën e dorëheqjes sa më shpejt. Lutsenko ka akuzuar shtypin se ka publikuar informacione të pavërteta rreth ngjarjes. Sipas disa burimeve, piloti i avionit ku gjëndet ministri, nuk kishte pranuar të niste fluturimin, pasi në bord gjëndej një pasagjer i dehur. Ministri kishte nisur të thërriste dhe për këtë është ndaluar nga policia. Vetë ai pretendon se policia gjermane i kërkoi falje për prangosjen. “Ndaj meje po vazhdon një fushatë e ndyrë dhe kështu e kam të pamundur të vazhdoj aktivitetin tim”, ka thënë Lutsenko.

Advertisement