“Ne do t’i rekomandojmë Këshillit të Guvernatorëve që disbursimi i ardhshëm të shkojë në afro 2,8 miliardë dollarë”, deklaroi Ceyla Pazarbasioglu gjatë një konference shtypi me kryeministren Julia Timoshenko. “Ne shpresojmë që Këshilli i Guvernatorëve të japë një opinion të përshtashëm deri në mes të majit”, shtoi ajo, duke saktësuar se marrëveshja ishte arritur “në nivel ekspertësh” dhe pritej, sipas procedurës, të miratohej tani nga drejtuesit e FMN-së.