Ukrainë – Ish-kryeministrja Timoshenko nën hetim

Tymoshenko, aktualisht lidere e partisë kryesore të opozitës, është urdhëruar që të mos largohet nga kryeqyteti ukrainas, Kiev. Thuhet se Tymoshenko akuzohet se ka devijuar ilegalisht shuma parash të destinuara për projekte publike në fonde për pensione. Ish-kryeministrja, e cila humbi pushtetin në Mars në një mocion mosbesimi, ka deklaruar se hetimi i ngritur ndaj saj është i motivuar politikisht. “Terrori ndaj opozitës vazhdon. Unë sapo mora vesh nga një hetues se një cështje penale është hapur ndaj meje vetëm sepse, sic thuhet, para për cështje ekologjike u drejtuan tek pensionet”, ka deklaruar Tymoshenko. Ndërkohë, Yury Boichenko, një zëdhënës i zyrës së prokurorit, tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se hetimi ka nisur, por nuk bëri publike detajet.

Advertisement