Udhëtimet drejt Italisë, nga sot vetëm këto kategori lejohen të udhëtojnë

Duke nisur nga kjo e martë në Itali hyjnë në fuqi masat e  reja anti-covid, të marra nga qeveria italiane për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Këto masa parashikojnë e kufizime të udhëtimit drejtvendit fqinj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se nga 26 tetori qeveria italiane ka vendosur që të udhëtojnë drejt Italisë disa kategori për motive: pune, shëndeti, studimi, urgjence, persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Advertisement

Gjithashtu shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimi 10 ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.

Të detyrushme do të jenë paraqitja e Passanger Locator Form (PLF) në format dixhital ose fizik, test negativ për Covid molekular ose antigjenik, që është kryer 72 para udhëtimit. Masat do të jenë në fuqi deri më 15 dhjetor 2021.

Kujtojmë se nga muaji gusht deri në ditën e djeshme çdokush mund të udhëtonte drejt Italisë vetëm duke treguar certifikatën e vaksinimit ose një test PCR.