Aktori Kevin Hart u aksidentua rëndë me automjetin e tij të dielën në mëngjes në Malibu. Në media u raportua se gjendja e yllit të filmave komedi ishte tejet e rëndë, ndërsa Hart iu nënshtrua edhe një operacioni në shtyllën kurrizore.
Por vetëm një ditë pas operacionit, gruaja e tij Eniko qetësoi fansat duke thënë se ai do të shërohet dhe do të jetë mirë.
“Ai është mirë. Do të bëhet mirë”, tha ajo për TMZ e pyetur nga mediat jashtë spitalit.
Sipas autoriteteve, 40-vjeçari ishte pasagjer në makinën e tij Plymouth Barracuda 1970, kur ajo doli nga rruga dhe u përmbys.
Shoferi 28-vjeçar Jared Black, pësoi gjithashtu dëmtime të shtyllës kurrizore, ndërsa pasagjerja tjetër, Rebecca Broxterman, kishte vetëm dhimbje dhe plagë të lehta.
Makinën me të cilën po udhëtonin, Kevin ia kishte bërë dhuratë vetes për 40-vjetor.
/Opinion.al/