Tyga vjen në Tiranë më 11 Nëntor

Rreperi me famë botërore Tyga do të shkelë për herë të parë tokën shqiptare pasi do të performojë në një nga klubet e Tiranës, më 11 Nëntor.

Tyga, emri i vërtetë i të cilit është Michael Ray Nguyen-Stevenson është krijuesi i disa hiteve ndërkombëtare, si “Bitches N Marijuana”, “Rack City”, apo “Far Away”, ndërsa numëron bashkëpunime me artistë të tjerë Lil Wayne, Drake e Chris Brown.

Advertisement

Përveç muzikës, 25 – vjeçari është gjithashtu i njohur edhe për shkak të lidhjes me një prej motrave Jenner. Prej rreth një viti rreperi amerikan është në një lidhje me motrën e vogël të Kim Kardashian, modelen dhe showgirl –in Kylie Jenner.

Tyga dhe Kylie shfaqen gjithnjë në krah të njëri – tjetrit, megjithatë ende nuk dihet nëse 18 – vjeçarja do ta shoqërojë reperin edhe në udhëtimin e tij në vendin tonë.