Reperi Tyga duhej të ishte paraqitur në gjykatë të martën në mëngjes dhe por mosprezenca do t’i kushtojë shtrenjtë. Seanca e dëgjimit lidhej me rastin e dëbimit të reperit nga shtëpia, por për shkak se Tyga nuk mori pjesë, gjykatësi ka lëshuar një mandat arresti ndaj tij. Sipas E! informacionet konfirmojnë se paditësi në këtë rast është qiradhënësi i tij i mëparshëm me të cilin Tyga kishte rënë dakord të paguante një qira prej 16 mijë dollarësh në muaj. Tre muaj pas zhvendosjes, Tyga ndaloi së paguari qiranë dhe pronari i shtëpisë ka dashur ta dëbojë. Pasi Tyga është larguar nga ajo shtëpi, pronari ka zbuluar se brenda ishin kryer dëme të mëdha të një vlere prej 480 mijë dollarësh, të cilat, sipas dokumenteve, Tyga nuk i ka paguar. Dhurata që reperi i ka bërë të dashurës kohët e fundit për ditëlindje, një makinë Mercedes-Maybach, me vlerë 189 mijë dollarë, e ka inatosur së tepërmi pronarin e shtëpisë, pasi Tyga ende nuk i ka paguar dëmet që ai ka bërë. Kujtojmë se më herët reperi ka pasur probleme financiare pasi u dëbua nga shtëpia dhe makina që ai përdorte iu mor mbrapsht.