Turqia tronditet sërish nga tërmeti, regjistrohen lëkundje mbi 6 ballë në kufirin me Sirinë!

Kufiri turko-sirian është tronditur sërish nga një tërmet me magnitudë të fortë, 2 javë pasi u godit nga dy lëkundje që i morën jetën mbi 40 mijë personave.

Vetëm disa minuta më parë pranë zonës së Antakyas dhe provincës Hatay në Turqi dhe ka pasur një goditje prej 6.4 ballësh në shkallën Rihter dhe me një thellësi rreth 10 kilometra.

Advertisement

Sakaq, mësohet se lëkundja është pasuar nga një tjetër goditje me magnitudë 5.8 ballë që është ndjerë në veriun e Sirisë, dhe më pak në vendet përreth si Iraku, Egjipti apo Palestina

Ende nuk ka raportime për dëmet e shkaktuara nga kjo lëkundje, ndërsa priten përditësime mbi situatën në vazhdim.