Sipas të dhënave sizmologjike që mbërrijnë nga ky vend, bëhet fjalë për një tërmet që ra në lindje të Turqisë në të cilin kanë humbur jetën të paktën 41 persona. Lëkundjet e tokës kanë ndodhur në mëngjes herët me një fuqi prej 6 shkallë Rihter. Epiqendra e tij ndodhej në afërsi të qytetit Karakoçan në lindje të provincës Elazig dhe mjaft shtëpi janë shembur.