Turqi – Presidenti Sejdiu për vizitë zyrtare

Axhenda e kësaj vizite parashikon një ceremoni pritje zyrtare e cila do të zhvillohet në pallatin presidencial “Çankaya”, pas së cilës do zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy presidentëve e më pas, mes delegacioneve. Ndërkaq, është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët shtypi ku në praninë Sejdiut dhe Gylit, presidenti i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe ambasadori i Kosovës në Ankara, Bekim Sejdiu, do të nënshkruajnë një protokoll të përbashkët bashkëpunimi. Gjithashtu, bëhet me dijeni se presidenti kosovar Fatmir Sejdiu gjatë qëndrimit në Ankara do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mehmet Shahin dhe kryeministrin Rexhep Erdogan.

Advertisement