PPK, e cila konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë nisur një betejë guerrile për më shumë autonomi në Turqi që nga viti 1984. Ajo në fakt e kishte shpallur armëpushimin me rastin e muajit të Ramazanit dhe të referendumit që u zhvillua në Turqi mbi reformat kushtetuese. Grupi në fjalë deklaroi një periudhë mos veprimi në 13 gusht të këtij viti, ndërsa rreth 40 mijë veta, shumica kurdë, kanë humbur jetën gjatë këtyre dekadave gjatë konfliktit me turqit.