Pritet që Obama të mbajë një fjalim përpara parlamentit turk dhe të zhvillojë takime me liderë turq. Obama shkoi në Turqi pas takimit SHBA-BE të mbajtur në Ceki, ku ai u bëri thirrje udhëheqësve evropianë ta pranojnë Turqine si anëtare me të drejta të plota të bllokut prej 27 vëndesh. Komentet e presidentit Obama u hodhën poshtë nga presidenti francez Nikola Sarkozy dhe u pritën me rezerva nga kancelarja gjermane Angela Merkel pasi të dyja qeveritë e këtyre vëndeve janë kundër anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE. Gjatë vizitës së tij në Ankara, Obama pritet gjithashtu të diskutojë rreth përparimit të Turqisë në zbatimin e reformave demokratike të kërkuara nga BE, si bazë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.