Turqi – Obama vizite me 6 dhe 7 prill

Presidenti amerikan, Barak Obama, do të qëndrojë për vizitë në Turqi me 6 dhe 7 prill, ku do të marrë pjesë në forumin e dytë të Aleancës së civilizimeve, ka thënë sot kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan. “Bisedimet me presidentin Obama do të jenë të një rëndësie të veçantë për Turqine dhe SHBA-të”, ka thënë Erdogan. Tema të bisedimeve midis krerëve turq dhe presidentit amerikan do të jenë marrëdhëniet bilaterale, Iraku, Irani dhe procesi paqësor i Lindjes së Afërt, për të cilin Turqia ka ofruar rolin e saj ndërmjetësues.
Advertisement