Forumi boteror per ujin, i cili u zhvillua ne Turqi, ka zhgenjyer shume vende qe prisnin nenshkrimin e “te drejtes per aksesin ndaj ujit”. Teksti perfundimtar i forumit tregon per domosdoshmerine per te permiresuar ekonomine, ne vecanti sektorin e agrikultures dhe te luftimin e ndotjes ndaj ambjentit. Sipas tekstit, “aksesi ndaj ujit te pijshem dhe per vaditje, eshte nje nevojshmeri njerezore themelore, por jo nje e drejte”.