“Turqia nuk do ta zvogëlojë numrin e ushtarëve në përbërje të KFOR-it. Derisa nuk do të marrim ndonjë kërkesë zyrtare të NATO-s për zvogëlimin eventual të numrit të ushtarëve, ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë Kosovës sikurse deri më tani” – ka deklaruar komandanti Bacak. Ai ka shtuar se Turqia është duke punuar edhe për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës. Turqia ka 650 ushtarë në Kosovë, që janë vendosur në kazermën “Sulltan Murat” në Prizren.