Turqi – Kryeministri lejon kalimin e trupave amerikane gjate terheqjes nga Iraku

Kryeministri turk ka deklaruar se Turqia do te lejoje qe trupat amerikane te kalojne nga territori turk gjate terheqjes nga Iraku, nese Shtetet e Bashkuara do ta kerkojne kete. Ai ka pohuar se nuk ka marre asnje kerkese zyrtare nga ana e Uashingtonit per kalimin e ushtarakeve. “Ne lidhje me transferimin e trupave, kemi qendrim pozitiv ne lidhje me kete ceshtje”, eshte shprehur Kryeministri Erdogan. Ne mars te 2003-shit, parlamenti turk votoi kunder kalimit te trupave amerikane nga territori i tij gjate pushtimit te Irakut. Ne ate kohe partia e Erdoganit kishte shumicen e deputeteve ne parlament.
Advertisement