Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan nuk është i kënaqur nga rezultatet që partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) arriti dje në zgjedhjet lokale. “Nëse më pyesni nëse janë i kënaqur, ju them se nuk jam. Duhej të ishte më mirë”, theksoi Erdogan. Pas numërimit të 80 për qind të votave, AK-ja në pushtet ka fituar 39,1 për qind të tyre. Kryeministri turk deklaroi se do ta llogariste si disfatë zgjedhore faktin nëse partia e tij fitonte më pak se 47 për qind të votave, aq sa fitoi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007. “Duhet të nxirret mësim nga mesazhi i popullit. Rezultati nga zgjedhjet duhet të llogaritet si votim i ri i besimit për AK-në”, tha Erdogan. Partia ne pushtet e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan kryeson ne zgjedhjet lokale qe u zhvilluan ne Turqi, por ka humbur ne shume qytete kyce. Triumfi i reduktuar i Erdoanit ne nje proces qe konsiderohej test per popullaritetin e tij, pervijohet mes nje klime tensioni dhe dhune qe shoqeroi procesin ne zonat me popullsi kurde. Bilanci i kesaj dite zgjedhjesh ishte tragjik: 6 te vdekur dhe rreth 100 te plagosur si rezultat i dhunës që shoqëroi këto zgjedhje. Viktimat me se shumti u regjistruan në Turqinë Lindore dhe Juglindore prane vend votimeve rurale dhe ne grindjet e armatosura mes vete kandidateve dhe mbeshtetesve te tyre. Mediat turke i interpretojne rezultatet e para, si nje renie e mbeshtetjes per partine ne pushtet, krahasuar me zgjedhjet e meparshme.