Turqi – Bllokohet partia e kurdëve, reagon BE

Thursday, January 1, 2026

Kjo parti u akuzua se bashkëpunonte me Partinë Punëtore të Kurdistanit dhe me grupin e guerilasve separatistë, por edhe sepse sipas Gjykatës së Lartë ajo u bë një pikë qendrore e aktiviteteve kundër integritetit të Turqisë. Një veprim i tillë është shoqëruar me reagimin e Bashkimit Evropian, i cili u shpreh i shqetësuar për ndalimin e partisë kryesore kurde në Turqi. “Edhe pse merret parasysh lufta kundër dhunës dhe terrorizmit, mbyllja e partive politike duhet të bëhet duke u përmbajtur shumë”, tha lidhur me një fakt të tillë presidenca e suedeze e Bashkimit Evropian. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan për ‘kujdes të madh” dhe apeluan tek qeveria turke që të garantojë “liritë politike për të gjithë qytetarët”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -