Të paktën 20 nga viktimat janë mbytur në Stamboll, ku shumë pjesë të qytetit mbeten ende nën ujë. Raportohet për disa persona të humbur në zonat e prekura. Ministri turk i mbrojtjes Besir Atalei ka shprehur frikën se shifra e të vdekurve mund të rritet. Autoritetet e Stambollit kanë nisur një operacion të madh shpëtimi, me qindra shpëtimtarë. Zyra e prefektit të Stambollit tha se që nga e marta janë shpëtuar më shumë se një mijë persona.