Tuna duke se ka qënë mjaft e zënë këtë sezon me koncertet e saj. Por siç e dimë, këngëtarja komentohet shpesh edhe për historitë e saj të dashurisë. Ka bërë jo pak bujë ndarja e saj nga reperi Cozman, me të cilin Tuna ndau një marrëdhënie të gjatë. Por siç duket, këngëtarja është gati për një tjetër histori. Ajo vetë nuk ka preferuar të komentojë gjatë dhe as të shfaqet tërësisht, mirëpo në Snapchat ka publikuar një foto ku ajo shihet e shoqëruar nga një mashkull në makinë. Duke dashur të mos zbulojë personin në krahë, ajo ka vendosur një ‘sticker’ (ngjitëse) me mbishkrimin ‘hot’ në fytyrën e djalit.

Advertisement