Tuna ndahet nga Cozman

Njëri nga çiftet më të përfoluara në showbizin shqiptar, Tuna dhe Cozman duket se janë ndarë pas një lidhje tre vjeçare dashurie.
Këngëtarja nga Shkupi ka larguar nga rrjetet sociale të gjitha fotot që kishte me rreperin i cli e ndihmoi atë të arrinte suksesin e dëshiruar me këngën, Fenix.

Kjo dyshe u bënë kryefjala e ditës në mediat rozë për gati një vit me radhë që kur u publikua kjo këngë.

Advertisement

Çifti ende nuk e ka konfirmuar ndarjen, por Cozman thuhet se është nisur drejt Londrës, ndërsa Tuna ndodhet në Turqi me nënën e saj.
Tuna dhe Cozman para dy muajsh u përfol se kishin probleme mes tyre. Madje mediat aluduan se Cozman e kishte rrahur Tunën, por kjo e fundit deklaroi në Instagram se Cozman i rrihte asaj vetëm zogun dhe nuk e kishte prekur me dorë.

Ndërsa pak më vonë Cozman u ndalua nga policia e Tiranës pasi në makinën e tij u gjet një sasi lënde narkotike e llojit, kanabis. Gjykata e la të lirë kundrejt një garancie pasurore prej 10 mijë eurosh.

Këtë verë ata sollën edhe një bashkëpunim muzikor me titull “Hola” i cili numëron rreth 3 milionë klikime në youtube.