Tronditje në Dolce & Gabbana: Stefano Gabbana largohet nga drejtimi mes sfidave…

Friday, April 10, 2026

Një zhvillim i papritur ka tronditur një nga shtëpitë më të njohura të modës luksoze në botë: Stefano Gabbana, bashkëthemelues i Dolce & Gabbana, është tërhequr nga posti i kryetarit që në janar të këtij viti, sipas dokumenteve zyrtare të depozituara në dhomën e tregtisë.

Stefano Gabbana

Vendimi vjen në një moment delikat për kompaninë, e cila – sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare si Bloomberg – është në negociata me bankat për rifinancimin e rreth 450 milionë eurove borxh dhe ka nevojë për fonde të reja deri në 150 milionë euro. Në këtë kuadër, po shqyrtohen edhe masa të tjera si shitja e pasurive të paluajtshme apo rinovimi i licencave për të gjeneruar të ardhura.

Sipas të njëjtave burime, Gabbana po konsideron gjithashtu opsione për pjesën e tij prej rreth 40% në kompani, çka ka shtuar spekulimet për ndryshime më të thella në strukturën e pronësisë. Ndërkohë, drejtimi i bordit i është besuar Alfonso Dolce, aktualisht CEO dhe vëllai i Domenico Dolce.

Megjithëse largimi nga posti drejtues është një hap i rëndësishëm, dyshja ikonike Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana vazhdojnë të mbajnë drejtimin kreativ të markës që themeluan në vitin 1985. Kompania ka lënë më herët të hapur mundësinë e hyrjes së një investitori minoritar apo edhe listimit në bursë, një skenar që mund të rikthehet në tryezë në këtë fazë.

Sourceanabel
RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Digicom