Tronditet SHBA/ Aktori i njohur qëllohet për vdekje nga hajdutët…

Aktori i njohur, Johnny Wactor 37vjeç është qëlluar për vdekje nga hajdutët që po përpiqeshin të vidhnin katalizatorin nga makina e tij, shkruan The Guardian.

Sipas policisë, të shtënat ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Los Angeles, kur Wactor iu afrua tre burrave pranë makinës së tij. Një nga të tre hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje aktorin. Autorët janë larguar me makinë dhe asnjë prej tyre nuk është identifikuar ende.

Advertisement

Aktori kishte qenë në një bar, tha nëna e tij, Scarlett Wactor. Kur i pa të tre pranë makinës së tij, shkoi duke menduar se e ka parkuar keq.

Wactor luajti Brando Corbin në telenovelën e gjatë “General Hospital” e cila u transmetua për herë të parë nga 2020 deri në 2022. Ai gjithashtu u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën “Call of Duty: Vanguard”.