Triumfon sërish TWILIGHT

Tuesday, December 16, 2025

“Eclipse” ka fituar pesë çmime nga tetë nominime që kishte marrë. Gjatë show-t ka patur dhe momente të bukura, si rasti i Robert Pattinson që puthi Taylor Lautner apo kur gjatë kohës që promovohej “Friends With Benefits” Mila Kunis preku pjesët intime të Justin Timberlake dhe ky i fundit vendosi duart mbi gjoksin e saj. Në edicionin e njëzet të çmimeve MTV Movie Awards, Jason Sudeikis, fitoi si “Aktori Komik më i Mirë” , “Eclipse” triumfoi me çmime në kategorinë “Filmi më i Mirë”, “Mashkulli më i Mirë”, “Femra më e mirë”, me çiftin Robert Pattinson dhe Kristen Stewart (të cilët janë të tillë dhe në jetën reale) si dhe fituan përsëri për "Puthjen më të mirë". Pattinson festoi marrjen e çmimit duke puthur aktorin Taylor Lautner. Pattinson ka fituar gjithashtu edhe çmimin për "Best Fight". Sikur të mos mjaftonin gjithë këto çmime për filmin me vampirë, u prezantua edhe episodi i katërt “Twilight: Breaking Dawn, Part.1”, i cili do të shfaqet në sallat e kinemave amerikane që prej 18 nëntorit.

Çmimet e MTV MOVIE AWARDS përcaktohen nga votat në internet, dhe kjo ndoshta shpjegon përse idhulli kanadez Justin Bieber, fitoi në kategorinë “Koha për të qëndruar me gojë të hapur”, me filmin e tij 3D “Never say never”, duke trimfuar mbi kandidatura të fuqishme si “Black Swan” apo “127 hours”. Me çmime të tjera u shpërblyen edhe Emma Stone e cila fitoi si “Performanca më e mirë” në “Easy A”, Will Gluck dhe Ellen Page fituan në kategorinë e filmave të frikshëm me “Inception” nga Christopher Nolan. Aktorja Reese Witherspoon  u kurorëzua si simbol i MTV Generation.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -