Trepça, minatorët vazhdojnë grevën

Minatorët e ngujuar në minierën e Trepçës vazhdojnë grevën.

Edhe pas katër orë bisedimesh mes menaxhuesve të Trepçës dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, në përpjekje për t’i bindur minatorët për ta ndërprerë grevën, një gjë e tillë nuk është arritur.
Kryetari Bahtiri, ka apeluar para gazetarëve, tek institucionet qendrore, që të bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyrë që minatorët grevistë të dalin sa më shpejt nga horizonti i tetë.
Në horizontin e 10-të minierës se Trepçës prej dy ditësh rreth 700 minatorë të kësaj ndërmarrje janë ngujuar. Ata kërkojnë nga qeveria kosovare detaje shtesë për statusin e Trepçës dhe të ardhmen e tyre.

Advertisement