Tregon barkun në kopertinë

Ndyshe nga nënat e tjera të famshme si Bellucci apo Schiffer, që pozuan nudo, ajo, gruaja e kryeministrit francez, ka preferuar të mbajë rroba veshur. Një grua si ajo, që mban një pozicion aq të rëndësishëm dhe për më tepër me situatën e vëshitrë politike ku është përfshirë bashkëshorti, ka bërë zgjedhjen e duhur. Në foton e publikuar ekskluzivisht për Elle, Zonja Sarkozy u paraqit me një xhaketë të zezë dhe këmishë vjollcë, e cila evidentonte dukshëm barkun e saj. Një ikonë e stilit dhe hijeshisë, ajo edhe këtë radhë u tregua e matur duke u bërë akoma më e pëlqyeshme për njerëzit. Ja dhe kopertina e plotë. 


Advertisement