Tre mujori i tretë i vitit/Ibrahimaj: Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon!

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat këtë të mërkurë ka bërë një bilanc të ecurisë ekonomike në tre mujorin e tretë të vitit.

Sipas ministres Delina Ibrahimaj rritja ekonomike ka qenë me 4.02%, më e larta në rajon.

Advertisement

“Viti ka qenë një vit që ka shfaqur ecuri pozitive ekonomike dhe shifrat e INSTAT e tregojnë këtë. Për tremujorin e tretë shifrat e rritjes ekonomike tregojnë se rritja ekonomike ishte 4.02%, duke e çuar rritjen nëntë mujorit në 4.23%. Këto rritje janë reale të ekonomisë janë të zhveshura nga rritja e çmimeve. Pritshmëria jonë për mbylljen e vitit 2022 vijon të mbetet në 3.7% dhe ecuria e tremujorit të 4-të e mbështet këtë rritje ekonomike

Në Shqipëri është shfaqur me një rritje 4% e cila është dhe rritja më e lartë në rajon, Kosova është rritur me 2.7%, Maqedonia e Veriut me 2%, Mali I zi me 2.8% dhe Serbia me 1%”, tha Ibrahimaj.