Ndonjëherë duket se del jashtë kontrollit dhe nuk kemi ç’bëjmë, por nuk është aspak kështu. Tre këshilla sipërfaqësore, nëse i ndiqni për të paktën një muaj do t’ju ndihmojnë të shfryheni në pjesën e barkut. Rezultatet mund t’i shihni dhe pas dy ditësh:
1. Luftoni depozitimin e ujit. Për një muaj me radhë hidhini sallatës, perimeve të ziera dhe orizit dy lugë çaji me lëkurë limoni ose portokalli të grirë. Do të arrini një rezultat të mirë drenues. Lëkura e këtyre agrumeve përmban vajra esencialë që stimulojnë qarkullimin limfatik dhe luftojnë celulitin dhe depozitimin e ujit.
2. Redukto fryrjet. Për të gjithë muajin eleminoni bukën, makaronat dhe pizza‐t në vaktin e darkës. Këto ushqime të konsumuara në darkë ngadalësojnë metabolizmin dhe e rëndojnë pjesën abdominale. Dëmi bëhet akoma më i madh për shkak të majasë, prezente në bukë, pizza, por edhe nëpër torta, biskota dhe crackers. Zëvendësojini këto ushqime me oriz, apo galeta orizi apo misri.
3. Shkri dhjamin. Fillojeni vaktin e të ngrënit duke pirë një gotë ujë të ngrohtë me një lugë xhenxhefil të grirë, pak majdanoz dhe një lugë kafeje salsë soje. Në këtë mënyrë metabolizmi stimulohet për të djegur dhjamrat dhe për të dhënë ndjesinë e ngopjes.
Kur hani duhet të keni parasysh dhe këto:
• shtoni sasinë e përditshme të proteinave që ndezin metabolizmin dhe përmirësojnë tretjen. Zgjidhni mbi të gjitha proteina derivate të gjoksit të pulës, lepurit, peshkut dhe sojës
• Eliminoni djathërat dhe kalciumin e nevojshëm merreni nga rikota, qumështi dhe kosi pa yndyrë
• Reduktoni në mënyrë drastike sheqerin
• Zëvendësojeni sasinë e përditshme të bukës me një patate (me përmasa të vogla) të zier
• Zgjidhni të konsumoni perime si asparag, karçof, çikore, marule, lakra, lulelakra, qepë të kuqe. Ndër frutat konsumoni agrumet, frutat e pyllit dhe ananasin