Travis Scott publikon pas tragjedisë

Travis Scott ka publikuar këngën e tij të re “Hold That Heat”, e para e tij që nga tragjedia në koncertin e “Astroworld” nëntorin e kaluar.

Reperi 30 vjeçar në projektin e ri ka bashkëpunuar me reperin Future dhe producentin Southside. Treshja publikoi gjithashtu një videoklip të ri për të shoqëruar këngën e tyre të re. Scott tani po përballet me një padi shumë më të madhe kundër tij. Kishte rreth 400 procese gjyqësore në pritje në janar që u bashkuan në një proces gjyqësor të madh për t’u paraqitur para një gjyqtari të vetëm.

Advertisement