Transformimi i pabesueshëm i Linda Evangelista

Ajo ka qenë një ndër yjet e botës së modës në vitet ’90 dhe mund të jetë shfaqur në më shumë se 600 kopertina revistash, por sot Linda Evangelista është shumë larg imazhit të dikurshëm.

Në një dalje të rrallë publike, 50-vjeçarja është shfaqur në Tokio, Japoni pak ditë më parë.

Advertisement

Modelja e pasarelave, që në të kaluarën kishte deklaruar se nuk “ngrihej nga krevati për një pagesë më të ulët se 10.000 dollarë në ditë”, duket e tjetërsuar tashmë, ashtu siç shfaqet dhe në foto.

Linda Evangelista në vitet ’90 ishte në gjashtëshen e supermodeleve më të njohura në botë, së bashku me Naomi Campbell, Christy Turlington, Cindy Crawford, Claudia Schiffer dhe Kate Moss.