Tragjedi në Venezuelë/ 68 viktima pasi i vunë flakën burgut

Ka shkuar në 68 numri i të vdekurve si pasojë e një zjarri në burgun e Valencias në Venezuelë.

Zjarri u nis nga të burgosurit, të cilët i vunë flakën dyshekëve në një përpjekje për t’u arratisur ditën e mërkurë. Mendohet se mes viktimave ka edhe gra e fëmijë, të cilët kishin shkuar në burg për të vizituar të dënuarit.

Advertisement

Policia përdori gazin lotsjellës për të larguar të afërmit e të burgosurve, të cilët ishin grumbulluar pranë komisariatit pasi morën vesh se aty kishte rënë zjarr. Qeveria e Venezuelës ka bërë të ditur se do të nisë menjëherë një hetim të thellë për këtë ngjarje. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera nga autoritetet mbi tragjedinë.